Tërmeti në Greqi, banorët e Larisas dhe Elasonas vrapojnë të trembur në rrugë e sheshe

205
Sigal

Epiqendra e tërmetit të fuqishëm që goditi mesditën e sotme Greqinë ishte qyteza e Elasonas, pranë Larisas.

Autoritetet greke raportojnë se magnituda e tërmetit ishte 5.9 e shkallës Rihter, por thellësia e vogël, prej vetëm 10 kilometra bëri që të ndjehej në mjaft zona.

Menjëherë pas lëkundjeve, banorët e Larisas dhe Elasonas kanë pushtuar rrugët dhe sheshet duke rendur të trembur.

Lëkundjet e tërmetit ishin tepër të forta aq sa u ndjenë edhe në mjaft qytete të Shqipërisë, përfshi edhe Tiranën.

Ato zgjatën për disa sekonda duke shkaktuar alarm tek banorët, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë shkaktuar apo jo dëme në zonën përreth epiqendrës.

Momentalisht nuk raportohet për dëme në njerëz, përveç disa dëmeve të vogla materiale.