Tentoi të arratisej drejt Shqipërisë i fshehur në kamion, arrestohet në port ‘skifteri’ shqiptar

42
Sigal

Një 43-vjeçar shqiptar i dyshuar si pjesë e bandës që kreu disa vjedhje në Cilento ne Itali është arrestuar në portin e Barit. Shqiptari, ndaj të cilit ishte shpallur një urdhër-arresti, është ndaluar nga Policia teksa fshihej në një kamion të gomuar për t’i shpëtuar kontrolleve me qëllim kthimin në vendlindje.

Ai është dërguar në burgun e Barit në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor. Ky arrestim i shtohet atij të një tjetër shqiptari, i ndodhur ditët e fundit në një qendër tregtare në Marcianise, pas hetimeve të kryera nga karabinierët. Të dy personat dyshohen se ishin pjesë e së njëjtës bandë, për të cilën kishte një urdhër paraburgimi të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Vallo della Lucania.

Hetimet për aktivitetet e bandës në Cilento dhe lidhjet e saj me subjektet shqiptare duket se janë pjesë e një tabloje më të gjerë, e cila përfshin edhe krime që lidhen me trafikun e drogës. Operacionet e fundit në fakt kanë çuar në arrestime të shumta lidhur me importimin e drogës nga Shqipëria në Portin e Barit.