Tensionohet situata në Athinë, përdoret gaz lotsjellës

530
Sigal

Është shoqëruar me tensione protesta e një pjese të qytetarëve grekë para parlamentit në Athinë të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Protestuesit me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar para parlamentit, ndërsa raportohet se ka pasur edhe persona të lënduar, pasi kanë shkelur njeri-tjetrin. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit.

Tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespës në parlament javën e ardhshme, të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro. Grupet e qytetarëve kanë intensifikuar një fushatë në mediat sociale për të tërhequr sa më shumë protestues në sheshin “Sintagma” për një protestë kundër “Marrëveshjes së Prespes” midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Dhjetëra autobusë janë marrë me qira nga autoritetet lokale, por bashkë me ta kishat dhe manastiret kanë ndihmuar në transportin e njerëzve nga qytetet e tjera drejt sheshit “Sintagma” në Athinë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri