Tensionet/ Sulmohet Policia e Kosovës në Zveçan

79
Sigal

Një grup kriminal brenda protestuesve serbë në Zveçan, e ka sulmuar me mjete të forta Policinë e Kosovë, në komunën e Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se si pasojë e sulmit me gurë, veturës së policisë i është thyer xhami.

Sipas tij, nga ky rast nuk ka mbetur asnjë person i lënduar.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveçanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, ka thënë ai.