Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Ursula von der Layen ‘merr situatën në dorë’, zbardhen diskutimet me Kurtin dhe Vuçiçin

76
Sigal

Zbardhen detaje nga komunikimi që ka zhvilluar sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Menjëherë pas telefonatës së tyre, von der Layen ka pasur një komunikim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Von der Layen ka njoftuar se ka folur për rëndësinë e uljes së tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe i ka kërkuar Vuçiçit që të bëjë të gjitha përpjekjet për kthimin në dilalogun Kosovë– Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Fola me presidentin Vuçiç sot për rolin e Serbisë në depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovëss”, ka deklaruar ajo.