Faktet/ Si mashtron Celibashi për Kreshnik Hajdarin e Kuçovës, i fshehu prokurorisë dënimin në Greqi dhe i hapi rrugë kandidimit

180
Sigal

Pasi u bë dorëzimi i kandidaturave, KQZ nisi verifikimet për disa kandidatë që kishte dyshime se prekeshin nga dekriminalizimi. Mirëpo për Kreshnik Hajdarin, KQZ nuk ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme vendimin e dënimit të tij nga drejtësia greke…

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për rinumërimin e votave në Kuçovë, por edhe hapja e hetimeve nga SPAK për Kreshnik Hajdarin, duket se kanë kapur ngushtë Ilirian Celibashin.

Kreu i KQZ mbajti në garë kandidatin socialist, Kreshnik Hajdari, ndonëse ky i fundit rezulton i dënuar në Greqi dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Ligji është i qartë, kushdo që ka fshehur të dhënat duhet të largohet nga detyra ose t’i ndalohet kandidimi. Ata që nuk e bëri Celibashi e bëri Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit ka nisur hetimet për falsifikim formulari nga Kreshnik Hajdari dhe ka kërkuar nga KQZ që t’i vihet në dispozicion formulari i dekriminalizimit.

Celibashi i pyetur dje tha se SPAK ka marrë në dispozicion dokumentet e kërkuara, duke deklaruar se KQZ nuk ka pse fsheh asnjë gjë. “Për kryebashkiakun e  Kuçovës i kemi vënë në dispozicioni SPAK të gjitha të dhënat, nuk shoh asnjë arsye që ne të fshehim dokumentacion, është pa sens që çfarë dokumenti është në KQZ, të mos merret”, tha ai.

Por në fakt këtu Celibashi ka dalë blof. Është ai i cili ndihmoi Hajdarin që të kandidonte. Pasi u bë dorëzimi i kandidaturave, KQZ nisi verifikimet për disa kandidatë që kishte dyshime se prekeshin nga dekriminalizimi. Mirëpo për Kreshnik Hajdarin, KQZ nuk ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme vendimin e dënimit të tij nga drejtësia greke.

Më 31 mars, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i është drejtuar me një kërkesë Komisionerit me lëndë: “Kërkojmë të na informoni për arsyen se përse nuk i është përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, vendimi i dënimit për kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i Gjykatës Penale të Janinës, Nicolaos Ramis, me kërkesën për verifikim më të thelluar, me nr. 4100 prof., datë 24.04.2023”.

Faktet/ Si mashtron Celibashi për Kreshnik Hajdarin e Kuçovës,

Pra koalicioni ka konstatuar se KQZ në prokurori ka dërguar vetëm formularin e dekriminalizimit, ndonëse vetë Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i kishte vënë në dispozicion dhe vendimin e dënimit të Hajdarit. Në përgjigjen e tij, Celibashi e pranon se në fakt vendimin e ka mbajtur në sirtar dhe kështu ndihmoi Hajdarin të kandidonte.

Së pari, nuk është në praktikën tonë t’i dërgojmë Prokurorisë asnjë dokumentacion tjetër përveç formularit të dekriminalizimit. Çdo dokument shtesë që Prokuroria kërkon, ja vendosim ne dispozicion në të gjitha rastet.  Së dyti, në shkresën e dërguar për verifikim të thelluar në Prokurori janë shprehur edhe pretendimet e ngritura në kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.  Së treti, ju bëjmë me dije se, ju si Koalicion “Bashkë Fitojmë” na e keni vendosur në dispozicion këtë vendim, për këtë motiv nuk e gjejmë të bazuar kërkesën për të dhënë të njëjtin vendim”, shprehet KQZ.

Faktet/ Si mashtron Celibashi për Kreshnik Hajdarin e Kuçovës,

Pra Celibashi vepron me dy standarde. Kur e kishte në dorë vendimin dhe duhej të vinte në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme nuk e bëri. Tani që SPAK nis hetimet, deklaron se ju ka vënë në dispozicion dosjen. Në fakt Celibashi e kishte në dorë të ndalonte kandidimin e Hajdarit, pasi kemi një person të dënuar dhe ai e ka fshehur këtë gjë në formular. /Pamfleti