“Të thuash që Turqia është dorëzuar do të thotë mbështetje për terroristët”

521
Sigal

Të thuash se Turqia
është dorëzuar përballë terrorizmit, do të thotë që të ndodhesh në të njëjtën
anë me terroristët dhe organizatat terroriste, pasi i gjithë qëllimi i
organizatave terroriste është që të mundësojë që dikush ta shprehë këtë,
deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

“Turqia ndodhet sot në
një luftë për pavarësi. Nëse e fitojmë këtë luftë do të arrijmë objektivat tona
për vitin 2023 dhe do të formësojmë vizionet tona për vitet 2053 dhe 2071… Të
gjithë qytetarët tanë duhet të kenë një qasje me përgjegjësi ndaj kësaj
çështjeje ku edhe fjalën, mënyrën dhe sjelljen duhet ta përcaktojë sipas
kësaj”, theksoi Erdogan në një takim me krerë lokalë të vendit.