Sulmuan gazetarët gjatë raportimit në Veri, ministri Sveçla: Arrestuam një nga udhëheqësit e grupit dhu.nues

97
Sigal

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të premten se është arrestuar njëri nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në Leposaviç me datë 29 maj.

Ai ka bërë të ditur se i arrestuari është Nemanja Vllaskovic, ndërsa ka thënë se i njëjti do të ballafaqohet me drejtësinë për sulmet e kryera ndaj gazetarëve.

“Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka përfunduar ministri.