Sulmi në Francë: Ky është qytetari, jeta e të cilit u shpëtua nga celulari i tij

481
Sigal

Një qytetar francez ka thënë se celulari i tij është ai që i ka shpëtuar jetën nga sulmet terroiste gjatë natës së kaluar në Paris, jashtë stadiumit kombëtar të Francës.

I riu i njohur për mediat e huaja vetëm si Sylvestre, ka thënë se koka e ti do të eksplodonte po të mos e kishte telefonin e tij me vete dhe ta ndalte plumbin.

Ai është prononcuar pak momente pas sulmeve në Paris, derisa ende e mbante në dorë celularin e tij të shkatërruar nga plumbi i marrë.

Duke folur për “iTele”, ai ka thënë: “Ky telefon e mori plumbin. Është ai që më shpëtoi mua. Përndryshe koka ime do të ishte çarë në copa. Nuk do t’ia dëshiroja dikujt këtë”, ka thënë ai.