Sulmi me 50 të vdekur në Las Vegas, ISIS merr përgjegjësinë: Agresori, luftëtar i Shtetit Islamik

516
Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin me armë që ka lënë 50 të vdekur në Las Vegas.
Në një deklaratë të publikuar nga media propagandistike e ISIS, Amaq, agjencia lajmëroi se agresori ishte “luftëtar i Shtetit Islamik”.
Lajmi është bërë i ditur nga media angleze “Independent” edhe pse autoritetet amerikane nuk e kanë hetuar si rast terrorist sulmin e djeshëm.
Sulmi me armë në koncertin country në Mandalay Bay Las Vegas është vepër e një ‘ujku të vetmuar”, që do të thotë individë të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste”. Në këtë pikë në përjashtojnë që ka të bëjë me një akt terrorist edhe pse nuk dihet ende pse ky person ka hapur zjarri në koncert, duke vrarë 50 persona dhe plagosur mbi 200 të tjerë”- ka thënë policia e Las Vegas-it.
Gjithashtu policia konfirmoi se një person i dyshuar është qëllua. “Konfirmojmë se Stephen Paddock 64 vjec i dyshuar pë ngajrjen e tmerrshme është qëlluar për vdekje. Një hetim aktiv është duke u zhvilluar, ndërsa lutemi që njerëzit të shmangin këtë zonë”, shkroi në “Twitter” Departamenti i Policisë së Las Vegasit raporton Tg.com.
Sigal