Sulmet ndaj ambasadës së Arabisë Saudite, OKB dënon aktet

447
Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dënuar ashpër sulmi në ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran. Protestuesit iranianë dogjën selinë diplomatike, pasi u zemëruan për ekzekutimin sheikut shiit Nimr al-Nimr nga mbretëria.
Të dielën e shkuar, Arabia Saudite prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Pas protestës që Arabia Saudite bëri në Këshillin e sigurimit të OKB-së, ky institucion mbajti qëndrim duke dënuar sulmet ndaj ambasadës në Teheran, si edhe në konsullatën në qytetin Mashhad.
Këshilli bëri thirrje që “të mbrohet personeli diplomatik dhe i konsullatës ashtu siç duhet dhe të respektohen detyrimet ndërkombëtare”.
Por thirrje u bë edhe për të mbajtur dialogun dhe për të shmangur tensionet.
Megjithatë, OKB në asnjë moment nuk përmendi faktin e ekzekutimit të sheikut të njohur shiit Al-Nimr dhe 46 personave të tjerë, të cilët u akuzuan për terrorizëm.
Sigal