Sulm me thikë në një stacion treni në Frankfurt, raportohet për disa të plagosur

166
Sigal

Disa persona janë plagosur në një sulm me thikë në një stacion treni në Frankfurt.

Sulmi ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit në qytetin qendror gjerman përpara se policia të arrinte dhe arrestonte sulmuesin.

Tre persona u plagosën rëndë në sulm, njoftoi gazeta lokale Frankfurter Allgemeine, megjithëse policia shtoi se asnjë lëndim nuk ishte kërcënues për jetën.

Dëshmitarët i thanë gazetës se burri dukej se ishte nën ndikimin e drogës dhe u duk se zgjodhi viktimat e tij në mënyrë të rastësishme.

Oficerët shtuan se lidhjet e mundshme midis sulmuesit dhe viktimave ishin duke u shqyrtuar, së bashku me ndonjë motiv politik.

Një deklaratë e policisë e postuar në Twitter thuhej:’Rrethanat e sakta të krimit janë aktualisht objekt i hetimit. Nuk ka më asnjë rrezik. Më shumë informacion do të jepet më vonë’