Lumi Mat ‘thyen’ në mes Urën e Zogut, njëra prej këmbëve humb 30 centrimetra nën ujë

57
Sigal

Prurja e shumtë e ujit në Lumin Mat ka shkaktuar problemin e radhës në Urën e Zogut në Milot, urë e ndërtuar në vitin 1927 që është monument kulture, i mbrojtur nga shteti.  Marrja e inerteve pranë këmbëve te urës, ka bërë që ura të dalë jashtë funksionit. Ndërkohë, ditën e sotme ajo ka pësuar thyerje në mes, pasi njëra prej këmbëve të saj ka rënë mbi 30 centrimetra. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për të parandaluar marrjen e inerteve në lumin e Matit.