Sulm me thikë në kopsht, roja plāgos 37 fëmijë në Kinë

279
Sigal

Të paktën 39 fëmijë dhe anëtarë të stafit janë plāgosur pas një sulmi me thike në një kopsht në Kinën jugore.

Sulmi ka ndodhur në një kopsht në qytetin e Wuzhou në rajonin autonom të Guangxi-t rreth orës 8.30 të mëngjesit me orën lokale.

Autori i sulmit u identifikua si 50-vjeçari Li Xiaomin i cili punonte në këtë kopsht si roje sigurie. Xiaomin u vu më pas në pranga nga policia.

Të gjithë të plāgosurit u dërguan me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, raporton China Daily.

Drejtori i kopshtit dhe një tjetër roje sigurie ishin të vetmit të rritur që u plāgosën gjatë sulmit, dhe janë dërguar në spital në gjendje kritike.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan rojën e kopshtit që të ndërmerrte sulmin e rëndë