Policia në Pragë të Republikës Çeke është duke raportuar për të shtëna me armë të zjarri në Fakultetin e Arteve.
Në bazë të informacioneve fillestare, ka të vdekur dhe të plagosur në vend të ngjarjes.
Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, pasi është duke u zhvilluar operacioni policor.
Policia e ka mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth./ REL


















