Sulm me armë në një festë ditëlindjeje në SHBA, shtatë të vdekur

212
Sigal

Shtatë persona, përfshirë dhe autorin, u vranë në Colorado të SHBA-së të dielën. Një person hapi zjarr në një festë ditëlindje ku ishte e pranishme edhe e dashura e tij, thanë zyrtarët.

Policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti gjashtë të vdekur në vendngjarje dhe një të plagosur rëndë. Ky i fundit u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, i vdekur ka mbetur edhe autori.