Sulm me armë në Chigago, plagosen 14 persona gjatë ceremonisë mortore

271
Sigal

Në sulm me armë zjarri është regjistruar në Chigago dhe si pasojë 14 persona kanë mbetur të plagosur, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një funerali, ku persona brenda një makine hapën zjarr ndaj të pranishmëve në ceremoni.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 60 gëzhoja, ndërsa janë të paqarta motivet e sulmit. Deri tani ka vetëm një të arrestuar për ngjarjen, teksa dëshmitarët okularë thanë se u hap zjarr nga disa persona me armë të ndryshme.

Sulmet më armë në Chikago janë kthyer në problem serioz, pasi vetëm fundjavën e 4 Korrikut, 87 persona mbetën të plagosur nga sulmet me armë, 17 të tjerë u vranë, mes të cilëve dy fëmijë.