Lindja e mesme përfshihet nga stuhitë e rërës, vdesin dy fëmijë

473
Lindja e Mesme është pëfshirë nga një stuhi rere vdekjeprurëse duke vrarë të paktën 8 persona , mes të cilëve 2 janë fëmijë. Po ashtu mësohet se janë plagosur qindra persona. Pjesë të mëdha të Libanit, Sirisë, Izraelit dhe Qipros u përfshinë nga re të dendura pluhuri nga stuhia që filloi në rajon ditën e djeshme (7 shtator). Në Siri sot, të paktën 6 persona vdiqën si pasojë e problemeve me frymëmarrjen. “4 persona humbën jetën, përfshi një fëmijë dhe një grua të moshuar, si dhe një fëmijë tjetër në provincën Hama,” tha kryetari i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Abdel Rahman. Në kryeqytetin e Sisisë, Damask, kreu i spitalit tha se më shumë se 1200 njerëz janë trajtuar për probleme me frymëmarrjen.
Sigal