Stuhia Eleonor godet Veriun e Europës

606
Pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, probleme në France, Belgjike dhe Holandë ka shkaktuar stuhia Eleonor.
Edhe në Zvicër një tren ka dalë nga shinat për shkak të erërave të forta. Qindra fluturime janë anuluar. Më shumë se 200 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.
Një skiatore humbi jetën pasi një pemë e goditi në një pistë të Morillon në Alpet Franceze, ndërsa 15 të tjerë u plagosën, katër prej tyre në gjendje të rëndë.
Kulla Eiffel është mbyllur për publikun për shkak të erërave të forta që kanë arritur shpejtësinë 150km/orë. Sot në Paris janë mbyllur edhe parqet.
Si pasojë, stuhia ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa traporti është bllokuar në disa rrugë në Evropë. Erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 150 km në orë në Britaninë e Madhe, ndërsa në Francë 147 km në orë.
Stuhia pritet që të përfshijë edhe rajone të tjera, duke përmendur këtu edhe Korsikën. “Elenor” ka sjellë probleme të mëdha edhe në kryeqytetin e Francës, në Paris, por edhe në lindje të vendit.
Stuhia Elenor është stuhia e pestë gjatë këtij sezoni në Britani. Ndërsa në Gjermani ka përfshirë pjesën më të madhe të e vendit. Zvicra është goditur rëndë gjithashtu. 14 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa disa vetë janë plagosur pasi një tren ka dalë nga shinat.
Sigal