Stoltenberg: Nuk do të ketë bazë të NATO-s në Mal të Zi, përveç nëse…

547
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca nuk do të ketë bazë ushtarake në Mal të Zi, vetëm nëse Podgorica zyrtare e kërkon këtë.
Stoltenberg në këtë mënyrë u është përgjigjur gazetarëve në Bruksel i lutur që të komentojë deklaratat e frontit opozitar demokratik se Aleanca po planifikon ta instalojë bazën në Mal të Zi.
“Në Mal të Zi nuk do të ketë aktivitete të NATO-s pa konsensus të qeverisë malazeze. NATO është atje ku ai vend i jep mirëseardhje. Nuk ka plane për bazë të NATO-s derisa të na ftojnë”, ka thënë shefi i NATO-s.
Njëri nga liderët e Frontit Demokratik të Malit të Zi, Milan Knezheviç ka thënë se NATO në kohë sa më të shkurtër do të ndërtojë dy baza ushtarake në Mal të Zi.
“Këto plane do të realizohen gjatë dy viteve të ardhshme, deri në vitin 2019. Me siguri se njëra bazë do të jetë në deti, kurse tjetra në bjeshkë”, ka thënë Knezheviç për mediat ruse.
Sigal