Spanja merr sot kontrollin e institucioneve të Katalonjës

460
Spanja është e gatshme t’i aplikojë sot masat e ndërmarra më herët për të vendosur sundim të drejtpërdrejt në Katalonjë, si kundërpërgjigje ndaj shpalljes së pavarësisë nga rajoni javën e kaluar.
Të premten, Madridi ia hoqi autonominë Katalonjës dhe e shkarkoi liderin katalan Carles Puigdemont.
Në bazë të këtij vendimi të përkohshëm, hiç më pak se 150 ministra të rajonit do të zëvendësohen. Disa prej tyre janë zotuar se do ta vazhdojnë punën.
Puigdemont dhe zyrtarë tjerë katalanë mund të përballen me akuza kriminale, gjë që ka shumë mundësi të shkaktojë protesta të mëdha.
Qeveria qendrore e Spanjës do ta marrë kontrollin e institucioneve katalane, ndërsa zyrtarët spanjollë do të vendosen në vend të ministrave të rajonit nga e hëna, pra sot.
Puigdemont dhe zv/presidenti Oriol Junqueras kanë thënë se nuk e pranojnë vendimin e Madridit, duke shtuar se ata mund të largohen nga pushteti vetëm nga qytetarët e Katalonjës.
Nëse Puigdemont dhe zyrtarët tjerë katalanë refuzojnë të heqin dorë, ka mundësi të arrestohen.
Sigal