Kukësi nderon “Nderin e Kombit” Rrahman Parllaku

1233
Halil RAMA & Sakip CAMI
Gjeneralit – legjendë në kufirin e dy kohëve i jepet titulli “NDERI I QARKUT KUKËS”
Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rrahman Parllaku, është padyshim krenari kombëtare, por para së gjithash ai është krenaria e kuksianëve. Gjeneral Parllaku, sot 98 vjeç, është një nga ushtarakët më të dekoruar në vend. Për merita të veçanta i janë dhënë titujt “Hero i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Ai është dekoruar me 9 urdhra të lartë, tri medalje të luftës, si dhe 3 urdhra të shërbimit ushtarak. Është “Qytetar Nderi” i Shijakut dhe Kurveleshit, ndërkohë që vetëm para disa muajve u nderua me MIRËNJOHJE edhe nga Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, z. Aldrin Dalipi. Nga ky gjerdan i artë dekoratash dhe medaljesh, si MEMORIA HISTORIKE E KOMBIT, gjeneral Parllaku është ndër më të nderuarit. Por nderimi që iu bë të shtunën e 28 tetorit 2017 në vendlindje, për atë, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit e shumtë në atë ceremoni ishte ndër më të veçantët. Pasi ka marrë pothuajse të gjitha dekoratat, medaljet dhe titujt e nderit që renditen në hierarkinë e dekoratave që njeh shteti shqiptar, gjeneral Rrahman Parllaku, të shtunën e 28 Tetorit 2017 ka provuar një emocion tejet të veçantë, emocionin e nderimit nga vendlindja e tij. Këshilli i Qarkut që përfshin tre bashkitë veriore të vendit: Kukës-Has dhe Tropojë i akordoi kryetarit të OBVL-së Titullin “NDERI I QARKUT KUKËS”. Në ceremoninë e organizuar në sallën e Hotel “Amerika” të qytetit të Kuksit, përveç qindra veteranëve të LANÇ nga Kukësi, Prishtina, Prizreni e Gjakova, ndodheshin dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Flamur Noka e Isuf Çelaj, kreu i veteranëve të LANÇ të Kosovës, Zija Mulhaxha, nënkryetari i OBVL, kolonel Myfit Guxholli, konsulli i Nderit i Bosnjës në vendin tonë, Fiqiri Kllari, kryetari i bashkisë Shijak, Indrit Buka, drejtuesit e Shoqatës “Luma”, prof. Dr. Dritan Spahia, Prof. Shefqet Hoxha e Dr. Fejzulla Gjabri si dhe ish komandanti i Divizionit të Kuksit gjatë konfliktit në Kosovë, Gjeneral Kudusi Lama etj. Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rrahman Parllaku, është padyshim krenari kombëtare, por para së gjithash ai është krenaria e kuksianëve.


Sigal