Sot në Kosovë, sekretari amerikan i forcave detare Mabus

449
Sekretari amerikan i forcave detare, Ray Mabus, viziton sot Kosovën. Gjatë viiztës në Kosovë, Mabus do të japë edhe nje konferencë për shtyp. Mabus dje ishte në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të një vizite zyrtare në vendet e Ballkanit. 
Ai u takua me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës Zekerijah Osmiq, ku u diskutua për çështjet e sigurisë rajonale. Mabis theksoi rëndësinë marinës dhe partneritetin e trupave të marinës me forcat e armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Ne jemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajonin e Ballkanit,” tha Mabus. Ndalesa e Mabus në Bosnjë dhe Hercegovinë është pjesë e një vizite në shumë vende në zonën e Komandës Evropiane të SHBA-së për përgjegjësinë për t’u takuar me detarë, marinsa dhe zyrtarë ushtarakë e civil.
Sigal