Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

118
Sigal

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka bërë të ditur se Lubjana zyrtare mbështet liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën, hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, si dhe kërkon që Bosnje e Hercegovinës t’i jepet urgjentisht statusi i kandidatit për anëtarësim në BE.

Në njoftimin e ministrisë në Twitter theksohet se ministrja e Jashtme Tanja Fajon, ka propozuar sot në mbledhjen e Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme që BeH t’i jepet urgjentisht statusi i kandidatit për anëtarësim në BE.

“Statusi kandidat i BeH do të ishte një sinjal i qartë për Ballkanin Perëndimor se e ardhmja e rajonit është në BE. Nëse jo tani, në mes të trazirave gjeopolitike në Evropë, atëherë kur”, thuhet në postim.

Më herët gjatë ditës së sotme, në një deklaratë për mediat sllovene pas mbërritjes në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Fajon vuri në dukje se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht BeH, nuk duhet harruar kur i jepet statusi kandidat Ukrainës.

Fajon njoftoi se Sllovenia do të paraqesë një plan për dhënien e statusit të kandidatit të BeH.

Sipas propozimit slloven, sipas medias sllovene, BeH duhet të merr statusin e një kandidati për anëtarësim në samitin e BE të enjten dhe të premten në Bruksel.