Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë

154
Sigal

Një apartament në një ndërtesë në Tiranë është përfshire nga flakët mbrëmjen e kësaj të Hëne.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Thatë. Nga informacionet paraprake, nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

“Në rrugën ‘Hamdi Sina’, ka rënë zjarr në katin e katërt të një banese dhe si pasojë  ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.