‘S’kam parë aktor më të mirë’ / Kapiteni i anijes që e transportoi: Babis qeshte si të ishte në shëtitje

180
Sigal

Kapiteni i anijes që transportoi pilotin vrasës, Babis Anagnostopulos nga vendi ku mbahej përkujtimore për të shoqen e tij, ku ai rrëfeu vrasjen para hetuesve ka treguar se si reagoi ai gjatë rrugës.

“Nuk kam parë aktor më të mirë. Ai po buzëqeshte si të ishte duke bërë shëtitje në det”, deklaroi Dimitrit Anthimos.

Ai tha se nuk ishin njoftuar për të nxjerrë njerëzit në xhiro, por për një operacion policor të fshehtë dhe të mirëorganizuar. Ai dhe anëtarët e tjerë të bordit nuk e dinin as emrin e personit që do të transportonin.

Ata e kuptuan që ishte burri i Caroline në momentin që ai hipi në bord. Fillimisht policia kishte menduar transportimin e tij me helikopter, ndërsa më pas e shmangën këtë oposion për shkak se nuk donin ta linin atë të fluturonte me një mjet që e njeh me sy mbyllur.