Situata e rënduar / Mali i Zi vendos orën policore

253
Sigal

Mal i Zi ka vendosur orën policore. Institucionet shtetërore bëjnë me dije se është ndaluar dalja nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Është vendosur dhe shkurtimi i orëve të punës në njësitë e hotelerisë dhe shërbimeve. Zbatimi i masave do të nisë të mërkurën dhe do zgjasin deri më 8 dhjetor.

U bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë plotësisht të gjitha masat sepse është mënyra e vetme për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Duke marrë parasysh situatën shëndetësore, vlerësojmë se sistemi ynë shëndetësor, falë planifikimit të mirë është ende në gjendje ta përballojë”, thanë institucionet shëndetësore në Malin e Zi.

Këto masa të reja kanë ardhur në sajë të shifrave alarmante të koronavirusit që po regjistrohen çdo ditë në Mal të Zi. Deri më tani më shumë se 31 mijë persona janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.