Sipas ish-këshilltarit të Putin, embargoja e plotë ndaj naftës ruse mund të ndalojë luftën

138
Sigal

“Një embargo e vërtetë mbi energjinë ruse nga vendet e Perëndimit mund të ndalë luftën në Ukrainë”.

Kjo është deklarata e fortë e një prej ish-këshilltarëve kryesorë të presidentit Putin për çështjet e ekonomisë.

Sipas Andrei Illarionov, Rusia nuk i ka marrë asnjëherë seriozisht kërcënimet e vendeve të tjera se do të ndëpresin furnizimet me energji prej saj.

Dhe megjithëse janë përpjekur të reduktojnë lidhjet me Rusinë, Europa ka vijuar të blejë naftë dhe gaz nga ky vend.

Vitin e kaluar, rritja e çmimeve nënkuptonte se të ardhurat nga nafta dhe gazi përbënin 36% të shpenzimeve të qeverisë ruse.

Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga Bashkimi Europian, i cili importon rreth 40% të gazit dhe 27% të naftës nga Rusia.

Illarionov thotë se nëse vendet perëndimore do të përpiqeshin të zbatonin një embargo të vërtetë ndaj eksporteve të naftës dhe gazit nga Rusia, ndoshta brenda një ose dy muajsh, operacionet ushtarake ruse në Ukrainë do të ndaleshin.