Tërmet me magnitudë 6.6 në Kubë

276
Sigal

Një tërmet me magnitudë 6.6 ka goditur pasditen e djeshme Kubën. Lajmin e bën me dije European Mediterranean Seismological Centre (Emsc).

Tërmeti është lokalizuar 39 kilometra nga lindja e Baracao. Lëkundjet kanë qenë shumë sipërfaqësore dhe janë regjistruar në thellësinë dy kilometra. Kjo ka shkaktuar frikë dhe panik për cunam në Detin e Karaibeve.

Për momentin nuk ka dëme apo viktima. Baracao ndodhet rreth 150 kilometra në lindje të Guantanamos.

Lajmi vjen teksa vendi po vuan nga thatësira e madhe me temperatura deri në 39.7 ° C.