Shtohen gafat e Joe Biden, ngatërron vitin gjatë fjalimit të fundvitit

222
Sigal

Në fjalimin e tij të fundit për vitin që lamë pas nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ngatërroi vitin në të cilin jemi.

79-vjeçari, i cili është Presidenti më i moshuar amerikan në histori, tha se duhet të jemi pozitivë sa i përket vitit 2020, në vend që të thoshte 2022.

“Ka shumë arsye për të qenë pozitivë në vitin 2020. Por, ju lutem, përfitoni nga ato gjëra që janë të disponueshme. Vaksinohuni, do të shpëtoni jetë”, tha Biden.

Joe Biden ka bërë shumë gafa gjatë karrierës së tij politike. Së fundi, ai i është drejtuar zv/presidentes Kamala Harris duke i thënë “Presidentja Harris”.