Shqiptari rrëmben e kërcënon të dashurin e ish-gruas në Itali: Ti meriton të vritesh, njerëz si ju…

227

Policia italiane ka arrestuar dje një 25-vjeçar shqiptar, për akuzat e kërcënimeve të rënda, rrëmbime dhe përndjekje. I riu, Xhulia Aliaj ishte i papunë dhe u vendos në paraburgim, në pritje të gjykimit ndaj tij.

Aliaj akuzohet se ka shantazhuar vazhdimisht një 45-vjeçar nga Vicenza, i dashuri i ri i ish-gruas së tij 33-vjeçare.

Ja si ndodhi ngjarja

Xhulio Aliaj një vit më parë ishte arrestuar nga policia shqiptare nën akuzën e trafikut të drogës. Ai kishte arritur të konsolidonte një lidhje dashurie me një vajzë nga Vicenze, lindur në vitin 1985, lidhje e cila kishte marrë fund pak muaj më parë.

Shqiptari nuk ka pranuar ndarjen dhe ka nisur të kërcënojë fillimisht ish-të dashurën, kurse më pas edhe të dashurin e tij të saj. Gruaja, pas episodeve të përsëritura, filloi të frikësohej për sigurinë, duke denoncuar sjelljen e ish-partnerit. Mirëpo, situata kishte kaluar çdo cak, kur shqiptari kishte gjetur të dashurin e ish-gruas në një dyqan duhani dhe kishte nisur ta kërcënojë.

Aliaj e ka kapur për krahu partnerin e ri italian të ish-gruas dhe i ka thënë: “Në Shqipëri, njerëz si ju i vrasim. Unë e di se ku jetoni dhe do të vijmë të vizitojmë vajzat tuaja”. Më pas 45-vjeçari u detyrua të futej në makinën e tij së bashku me shqiptarin, në drejtim të një dyqani, në Viale Astichello.

Gruaja e italianit e ka telefonuar atë dhe mori vesh se ish-bashkëshorti shqiptar e kishte marrë me vete në makinë. Duke kuptuar qëllimet dashakeqe të Aliajt, ajo ka denoncuar ngjarjen në polici. Karabinierët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar në flagrancë shqiptarin. Mbi shqiptarin rëndojnë disa akuza, ndër të tjera edhe ajo e rrëmbimit.