Shqiptari që ndërtoi xhaminë e parë në Zelandën e Re

708
Sigal

Sulmi terrorist në Zelandën e Re ka tronditur sot mbarë botën, duke shënuar kështu masakrën e parë në një vend që njihej prej kohësh si një parajsë për bashkëjetesën sociale. Ekstremisti Scott Morrisone dukej se frymëzohej nga nacionalistët serbë dhe ishte një personazh i njohur në rrjetet sociale, ku njihej me emrin ose Brenton Tarrant, për shkak të postimeve që shpërndanin urrejtje ndaj myslimanëve, të cilët i konsideronte si njerëz me ngjyrë që kishin vandalizuar tokat e “të bardhëve”.

Kjo masakër është dënuar njëherazi nga të gjithë liderët botërore dhe ka lënë një plagë të thellë në komunitetin mysliman në Zelandën e Re, i cili udhëhiqet nga në shqiptar. Mazhar Krasniqi është po ashtu njeriu ka ngritur e themeluar xhaminë e parë në Zelandën e Re është një shqiptar.

I përzënë nga ish-regjimi komunist jugosllav, prishtinasi mbërriti që fëmijë në Zelandën e Re në vitin 1950, për të ndërtuar atje jetën e tij. Shqiptari ngriti dhe udhëhoqi Komunitetin Mysliman të Zelandës së Re në vitet ‘70 – ’80, duke qenë dy herë presidenti. Ai është po ashtu aktivist i njohur i të drejtave të njeriut në Zelandën e Re dhe njeriut të cilit i atribuohet përhapja e islamizmit në kombin e largët.

Mazhar Krasniqi

Ai njihet në Zelandën e R si “babai” i komunitetit mysliman. Krasniqi themeloi xhaminë e parë atje, e ndërtuar në qytetin e Ponosbit dhe ka një nga kompanitë me të mëdha në vend të eksportit të mishit “Hallall”.

Nga ish-refugjat politik, ai është zgjedhur si një nga 100 udhëheqësit më të mëdhenj mysliman të Shekullit të 20-të. “Ai është më të vërtetë lideri i rritur së bashku me bashkësinë myslimane në Zelandën e Re”, thotë Abdullah Drury Sekretari i Shoqatës Myslimane të qytetit zelandez të Canteburit.

Përgjatë viteve të fundit, Krasniqi është kthyer edhe në një nga zërat kryesorë të mbrojtjes të të drejtave të refugjateve dhe është nderuar me Çmimin e Mbretereshës për Shërbim në Komunitet. Shqiptari thotë se Zelanda e Re është një vend i madh që hap zemrën e dyert për të gjithë refugjatet dhe i bën të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Si një aktivist i të drejtave të emigrantëve, Krasniqi u shndërrua në avokatin më të madh të emigrantëve të ardhur nga Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut.