Fëmijët me këtë sëmundje po humbin jetën kur preken nga Covid

15-vjeçari Braden Wilson ishte frikësuar nga Covid-19. Ai ishte i kujdesshëm duke mbajtur maska dhe dilte nga shtëpia e tij, në Simi Valley, Kaliforni vetëm për gjëra të tilla si kontrolle ortodontike dhe vizita me gjyshërit e tij që i kishte afër.

Por disi, virusi e kapi edhe Braden. Shkaktoi dëme të pamëshirshme në formën e një sindromi inflamator që, për arsye të panjohura, godet disa të rinj, zakonisht disa javë pas infektimit nga koronavirusi.

Sigal

Mjekët në Spitalin e Fëmijëve në Los Anxhelos e vendosën adoleshentin në një ventilator dhe në një makineri për zemrën e mushkëritë. Por ata nuk mund të ndalonin që organet e tij kryesore të dështonin. Më 5 janar, “ata zyrtarisht thanë se ai kishte vdekur”, tregonte e ëma, Amanda Wilson, duke qarë. “Djali im ishte zhdukur.”

Mjekët në të gjithë vendin kanë parë një rritje të jashtëzakonshme të numrit të të rinjve me gjendjen që kishte Braden, e cila quhet Sindroma Inflamatore Multisystem tek fëmijët. Edhe më shqetësuese, thonë ata, është se më shumë pacientë janë tani shumë të sëmurë sesa gjatë valës së parë të rasteve, të cilat alarmuan mjekët dhe prindërit në të gjithë botën pranverën e kaluar.