Shqiptarët mashtrojnë 61-vjeçaren në Selanik, i zhvasin 77 mijë euro, ja skema

131
Sigal

Një grup hajdutësh mashtrues i kanë vjedhur një 61-vjeçareje në Selanik 76.500 euro. Grupi kriminal përbëhet nga 5 persona nga Shqipëria dhe Kosova.

Ata prezantoheshin si teknikë të një kompanie kontabiliteti duke thënë se ofronin shërbime për mbrojtje të llogarive bankare, raportojnë mediet greke.

Më pas kanë përfituar dhe kanë fituar akses në celularët dhe kompjuterët e tyre nëpërmjet instalimit të aplikacioneve.

Rasti po hetohet nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Pylaia – Chortiatis dhe në dosjen e lëndës përfshihen veprat e organizatës kriminale, mashtrimi, mashtrimi kompjuterik dhe aksesi i paligjshëm në të dhënat e sistemit informativ, të vazhdueshme.