Shpërthim pranë ambasadave në Kabul, ka viktima dhe të plagosur

491
Të pakëtën 9 persona kanë humbur jetën dhe 84 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në Kabul të Afganistanit. Shpërthimi ka ndodhur pranë ambasadave të huaja dhe shumë pranë pallatit presidencial.

Sipas autoriteteve shpërthimi ka ndodhur nga një autobombë në sheshin qendror.

Imazhet në mediat sociale tregojnë një re të madhe të tymit të zi mbi qytet dhe një sërë automjetesh të shkatërruara.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes përshkruajnë një skenë kaotike me njerëz që transferohen në spital.

Zona qendrore e shpërthimit ka qenë e rrethuar nga policia.Ende nuk dihet se nga kush është kryer sulmi.
Sigal