Shpërthim në një qytet në kufirin turko-sirian, vriten 27 persona. Dyshime për sulm kamikaz

410
Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin turk Suruc, në provincën e Sanliurfa, zonë kufitare me Sirinë. Për momentin raportohet për 27 viktima dhe mbi 100 të plagosur.Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një qendre kulturore kurdë, teksa organizohej një mbledhje e anëtarëve të Federatës së rinisë socialiste Sgdf. Ka dyshime se tragjedia mund të jetë shkaktuar nga një sulm kamikaz.
Lajmi bëhet i ditur nga media lokale private Ntv.
Mësohet se pjesëtarët në këtë takim do niseshin më pas për në Kobane, për një mision në qytetin që tashmë e ka në dorë ISIS.
Sigal