Shpërthim i fuqishëm në një supermarket në Rusi, 10 të plagosur

557
Të paktën 10 persona janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në një supermarket në Rusi. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në qytetin e Shën Petersburgut.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitale për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Russia Today raporton se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bën të mundur evakuimin e banorëve në ndërtesat pranë supermarketit.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 18:30 në një supermarket në shëtitoren Kondratiev në Shën Petërburg. Mediat lokale bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një moment kur dyqani ishte i mbushur me njerëz që po bëjnë përgatitjet për Vitin e Ri.
Një zyrtar nga Ministria e Emergjencave tha për agjencinë e lajmeve ruse TASS, se evakuimi i njerëzve është bërë i plotë dhe se po punohet për gjetjen e shkaqeve të shpërthimit.
Sigal