Shpërthim i fuqishëm në Japoni, 40 persona të plagosur

430
Sigal

Më shumë se 40 persona kanë mbetur të plagosur në një shpërthim të fuqishëm në  një restorant në Japoninë veriore, konfirmon policia.

Ndërtesa shpërtheu në flakë dhe muret e saj u shembën pas shpërthimit. Zona ku ndodhi shpërthimi ndodhet rreth 50 metra nga një stacion metroje dhe njihet si shtëpia e shumë restoranteve popullore, bareve dhe dyqaneve.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në restorant, ndërsa zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.