Shpërtheu makina, humb jetën modelja e njohur shqiptare dhe i dashuri i saj italian

764
Sigal

Humb jetën në një aksident të rëndë modelja shqiptare dhe i dashuri i saj fotograf.

Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, por që prej vitesh jetonte në Romë ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin “Tor Vergata”, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërsa i dashuri i saj Christian Milo, 30 vjeç dhe fotograf ndërkombëtar i modës, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Makina me të cilin po udhëtonin  pësoi një shpërthim në autostradën “Il Piaggio Liberty 125”, pas përplasjes me një Mercedes që drejtohej nga 34-vjeçari me origjinë rumune.