Shpërthen vullkani në Indonezi/ Zona mbulohet nga shtëllunga tymi, evakuohen banorët (VIDEO)

54
Sigal

Pasditen e sotme ka shpërthyer vullkani Sinabung në ishullin Sumatra në Indonezi. Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet se si nga shpërthimi janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi.

Sipas raportimeve, shpërthimi i vullkanit ka vendosur në rrezik jetën e banorëve në qytetin Karo.

Shpërthimi i parë, që ishte dhe më i fuqishmi është shoqëruar me 15 shpërthime të tjera.

Armen Putra nga Observatori i Vullkaneve tha se ekzistonte rreziku i daljes së lavës së ndezur nga vullkani.

Sipas tij, autoritetet duhet të këshillojnë njerëzit të braktisin shtëpitë, e të paktën, të qëndrojnë rreth 5 kilometra larg vendit ku ndodhet vullkani. Sinabung është 2.600 metra i lartë.

Pas 400 vitesh qetësi, ajo u aktivizua për herë të parë në verën e vitit 2010, dhe gjatë shpërthimeve në 2014 dhe 2016, 23 persona humbën jetën.