Dy futbollistët e Kombëtares bien zyrtarisht në kategorinë e tretë italiane, Veseli me një këmbë në Serinë A

201
Sigal

U luajtën ditën e sotme sfidat e vlefshme për javën e 37-të të Serisë B italiane, ku aktivizohen një numër i konsiderueshëm futbollistësh shqiptarë.

Në këtë javë të parafundit, nuk munguan surprizat. Pasi Empoli siguroi ngjitjen në Serie A javën e shkuar ditën e sotme Seria B dhe ka dy verdikte të tjera!

Peskara e Ledian Memushajt dhe Rexhiana e Arlind Ajetit, kanë rënë zyrtarisht nga kategoria dhe sezonin tjetër do të luajnë në Serinë C.

Në majë, Salernitana dhe Monza do të luajnë vendin e dytë që të çon direkt në Serie A me Leçen që është e sigurtë për vendin e katërt dhe mund të mendojë për të tretin. Skuadrës së Salernitanës, ku aktivizohet Frederik Veseli, do t’i mjaftonte një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit ndaj Peskarës, për t’u ngjitur në Serinë A.

Luftë e ndezur për dy vendet e fundit të playoff me Kievon, Breshan dhe SPAL-in në kuotën e 53 pikëve (për momentin vetëm dy do të shkonin në playoff) dhe Rexhina që ka shumë pak shanse t’ia dalë.