Vijojnë protestat e dhunshme në Serbi. Së fundmi vendi është revoltuar ku protestuesit kanë dalë para kuvendit duke hedhur pishtarë zjarri dhe policia gjuajti gaz lotsjellës.
Pas sulmit ndaj policisë, agjencitë e zbatimit të ligjit pushtuan tërë sheshin përpara Parlamentit serb. Deri në këtë moment, situata ishte e ishte e qetë në qendër të qytetit, qarkullimi u lëshua nga tuneli i Terazije. Sidoqoftë, aktualisht ka incidente pranë Qendrës Rinore.





















