Holanda do të ndalojë këto raca kafshësh shtëpiake: Pse?

139
Sigal

Zotërimi i kafshëve me raca të përziera jo të shëndetshme, si qentë me fytyrë të sheshtë ose mace me veshë të palosur, së shpejti mund të ndalohen në Holandë.

“Ne e bëjmë të mjerë jetën e kafshëve të pafajshme, thjesht sepse mendojmë se ato janë ‘të bukura’ dhe ‘të lezetshme’,” tha në një deklaratë ministri i Kulturës, Natyrës dhe Cilësisë së Ushqimit, Piet Adema. “Kjo është arsyeja pse sot ne po bëjmë hapin e madh drejt një Holande ku asnjë kafshë shtëpiake nuk duhet të vuajë.

Ministri tha se po kërkon të ndalojë pronësinë e këtyre racave si dhe fotot e tyre në reklama dhe në rrjete sociale. Mbarështimi i kafshëve shtëpiake të racave të ndryshme u ndalua në Holandë në vitin 2014. Tani qeveria po kërkon të mos lejojë importin dhe tregtimin e tyre.

Holanda do të ndalojë këto raca kafshësh shtëpiake:

Ndonëse mund të duken të lezetshme, këto kafshë shpesh vuajnë nga probleme shëndetësore si pasojë e kryqëzimit të racave të ndryshme.

Holanda do të ndalojë këto raca kafshësh shtëpiake:

Për shembull, macet me veshë të palosur kanë kërc të devijuar që mund t’u shkaktojë atyre shumë dhimbje; qentë si King Charles dhe French bulldogs kanë probleme me frymëmarrjen.