Shpërthejnë protestat në Gjermani: Më shumë Korona, më shumë diktaturë

Teksa në Shqipëri ata që protestojnë dhunohen publikisht dhe arrestohen, në Gjermani ndodh krejt ndryshe.

Në qytetet kryesore të gjigandit europian janë mbajtur ditën e sotme disa protesta kundër kufizime në kuadër të masave anti-Koronavirus dhe projekteve për një vaksinë që pritet të hidhet në treg në të ardhmen

Sigal

Në Berlin, Frankfurt, Nurenberg, Mynih etj ka patur mijëra protestues që kanë dalë në rrugë me thirrje dhe parulla kundër masave të vendosura.

Në disa qytete protestat kanë qenë të tensionuara por paqësore, ndërsa në disa të tjera ka patur edhe përleshje me policinë.

Në Nurnmberg, policia u bëri thirrje protestuesve të shpërndahen dhe më pas arrestoi një prej organizatorëve, por solidariteti i qytetarëve ishte aq i madh sa nuk munguan edhe përplasjet me forcat e rendit.

Disa ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi që, pavarësisht karantinës, qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.

Ditën e djeshme, në Tiranë, Policia arrestoi disa aktivistë pasi kishin dalë për të protestuar kundër masave të marra nga qeveria.

Pamjet e mëposhtme, nga Gjermania, flasin vetë: