Shoqërohet në polici ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ja për çfarë akuzohet

550
Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy është shoqëruar në polici dhe po mbahet në paraburgim në lidhje me financimet e fushatës së vitit 2007, shkruajnë mediat franceze.
Një burim i gjykatës së Reuters thotë se Sarkozy po merret në pyetje nga polica në lidhje me një hetim mbi parregullsitë në financimin e fushatës zgjedhore.
Gazeta Le Monde shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me një hetim, i cili u hap në prill të vitit 2013.
Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë menjëherë nëse policia ngre hetime.
Sarkozy ka shërbyer si President i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai u përpoq të bënte një rikthim në zgjedhjet e vitit 2017, por nuk arriti të bindë votuesit në partinë e tij për ta mbështetur.
Sigal