26 raste të reja me koronavirus janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK 10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më 138 raste.
IKSHPK po ashtu bën me dije se janë testuar gjithsej 5.372 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 përmes metodës RT-PCR, ku 630 prej tyre rezultuan pozitive.
Ndërkaq, përsa u përket fataliteteve autoritetet shëndetësore theksojnë se viktimat kanë qenë persona të cilët kanë pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.