Londër, largohet nga jeta Schindleri britanik, Nicholas Winton

448
Sër Nicholas Winton, i konsideruar si “Schindleri britanik” pasi shpëtoi 669 fëmijë çekë dhe sllovakë, hebrenj në pjesën më të madhe, nga vdekja e sigurt në kampet e përqendrimit, vdiq sot në moshën 106-vjeçare, njoftoi Rotary Club of Maidenhead (RCM).
“Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e sër Wintonit”, tha RCM-ja, president i së cilës ai ishte për disa kohë.
“Bota humbi një njeri të madh”, tha kryeministri britanik, David Cameron në Twitter.
Winton u lind në Londër në vitin 1909 nga prindër hebrenj gjermanë.
Para fillimit të Luftës II Botërore ai ndërmori një udhëtim në Pragë ku mori përsipër rrezikun e evakuimit të refugjatëve që vinin nga zona e sudetëve, e sapoaneksuar nga Gjermania naziste.
Historia e mësipërme e Schindlerit britanik doli në dritë vetëm 50 vjet më parë, kur bashkëshortja e tij, Greta, gjeti në papafingon e shtëpisë ku banonin një album fotografik me foto të kohës kur Winton ishte në Pragë.
Në botë jetojnë rreth 6 000 persona, të cilët janë pasardhës të fëmijëve të atëhershëm të shpëtuar nga Wintoni, të cilët ia dedikojnë jetën pikërisht këtij të fundit.
Sigal