Shkencëtarët britanikë: Mund të ketë variante më të rrezikshme të COVID, por që…

140
Sigal

Shifrat e infeksioneve me COVID në botë vijojnë të rriten, ndërsa të gjithë janë të frikësuar nga variantet e reja të virusit. Deri më tani janë zbuluar një variant i ri në Britani, një në Brazil dhe në Afrikën e Jugut.

Sipas shkencëtarëve këto variante kanë transmetueshmëri më të lartë, por nuk dihet ende nëse shkaktojnë një formë më të rënduar të sëmundjes.

Por ajo që shqetëson shkencëtarët është se këto variante mund të pësojnë edhe më tej mutacion. Madje, sipas tyre, mund të ketë variante të reja të COVID, pot “ne thjesht nuk e dimë ende.

“Ne flasim për variantin e Mbretërisë së Bashkuar dhe variantin e Afrikës së Jugut dhe variantin e Brazilit, por ironia është se ndoshta vetëm këto janë vendet që kanë kapacitet të përparuar të sekuencave dhe variantet mund të jenë shfaqur diku tjetër por thjesht nuk do ta dimë. Dhe më e keqja është se  mund të ketë edhe variante të tjera, edhe më të rrezikshme, që ne nuk i njohim ende”, tha zëdhënësi i Shëndetit Publik të Anglisë, Ruairidh Villar.