Kryemadhi: Bashkëqeverisja me Ramën e pamundur, nuk përfaqëson më PS por një grupim interesash

119
Sigal

Kur flet zoti Rama nuk flet individi, flet Kryeministria. Shpeshherë njerëzit vihen përballë autoriteti, jo përballë individit. Sepse me zotin Rama si individ mund të debatojë kushdo si të dojë…

Njerëzit që e njohin nuk e kanë problem. Unë nuk e kam problem fare të përballem me të në aspektin qoftë njerëzor, politik apo edhe profesional. Nuk më intimidon dot, as nuk më surprizon, as nuk më vendos dot në pozita inferiore. Kam përshtypjen që njerëzit që nuk e njohin mund të ndihen inferiorë përballë tij, por në momentin që menjëherë komunikojnë e njihen me të absolutisht që janë më shumë superiorë. Çdo qytetar është më superior sesa kryeministri ynë, për shkak të mbijetesës që ka çdo qytetar shqiptar sot, përballjes që ka me të.

Me këtë fjalor që jeni duke përdorur, a e përjashton kjo mundësinë e probabilitetit të bashkëqeverisjes në një të ardhme me zotin Rama?

Është e pamundur, sepse zoti Rama ka ikur shumë larg me qeverisjen e tij, zoti Rama nuk përfaqëson më Partinë Socialiste. Zoti Rama përfaqëson një grup të vogël interesash, që unë jam e bindur që prapa tyre janë interesa antishqiptare.