Shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, kapen 17 shqiptarët

547
Sigal

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal në fushën e vjedhjeve, të cilët kishin shtrirë aktivitetin e tyre në provincat e Milanos, Monza dhe Brianza e Varese.

Prokuroria Publike e Monzës ka lëshuar 17 urdhër-arreste për vepra të ndryshme penale që nga vjedhja e banesave, vrasja në tentativë, posedim ilegal i armëve dhe municionit etj.

Hetimet u zhvilluan për një kohë të gjatë dhe u përdorën metoda speciale, deri te përgjimet ambientale, shkruajnë mediat italiane.

Të dyshuarit janë të gjithë me origjinë shqiptare, të dënuar edhe në shtetin italian dhe pa vendbanim fiks. Karabinierët shkatërruan kështu tre grupe të ndryshme kriminale, të cilët bashkëvepronin në raste të caktuara edhe me njëri-tjetrin.

Ata akuzohen se kanë kryer gjithsej 57 vjedhje në mbarë Italinë. Kështu janë kryer arrestime në provincat e Milanos (23 arreste), Monza dhe Brianza (1), Brescia (1), Como (8), Kremona (4), Lecco (3) dhe Varese (17).